Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet nga punimet që po bëhen në Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka postuar një video nga Aeroporti ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës dhe ku punimet po kryhen me ritme të larta.
Sipas kryeministrit, avioni i parë në këtë aeroport pritet të ulet në verën e vitit 2025.
“MIRËMËNGJES
dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur #ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama.