MENU
klinika

Marrëveshja

Bushati: Ka dakortësi në Greqi për shfuqizimin e ligjit të luftës

17.12.2018 - 22:13

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha në “A show”, se çështja e ligjit të luftës me Greqinë është drejt zgjidhjes. Bushati tha se tashmë ka dakordësi me palën greke për ta shfuqizuar këtë ligj.

“Unë jam besimplotë që përsa i përket shfuqizimit të ligjit të luftës kjo do të ndodh. Ka një dakordësi për ta shfuqizuar ligjin e luftës që është bërë publik edhe nga qeveria greke, për herë të parë pra kemi një pranim të tillë se deri para pak kohësh pretendohej që nuk ekziston apo është një relike e së shkuarës dhe jam po ashtu besimplotë që shfuqizimi i këtij ligji do të pasohet gjithashtu edhe me shfuqizimin e të gjitha pasojave që pengojnë qoftë qytetarët shqiptar apo shtetin shqiptarë por edhe përfaqësuesit e pakicës kombëtare që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë prona të sekuestruara bazuar mbi këtë ligj”, tha Bushati.