MENU
klinika

Ujësjellësi rrit detyrimet

Borxhet ndaj OSHEE, familjarët dhe bizneset shlyen më shumë

08.08.2023 - 12:12

Përballë krizës së çmimeve, qytetarët dhe bizneset janë më të përgjegjshmit në pagimin e faturave të prapambetura të energjisë, duke reduktuar borxhet e tyre. Por teksa familjet shqiptare shlyen një pjesë të detyrimeve, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore rritën vlerën e faturave të papaguara, në 3 muajt e parë të vitit.

Këto të fundit ku bëjnë pjesë kryesisht ujësjellësit, rritën ndjeshëm nivelin e borxheve për energjinë, duke akumuluar një vlerë prej 18.3 miliardë lekë deri në muajin mars, nga 18.1 miliardë lekë në fund të 2022 ose 1.6 miliardë lekë më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Keqmenaxhimi, por dhe mosndërhyrja në sektor të caktuar nga Ministria e Financave për mbledhjen e detyrimeve më thelbësore, sipas ekspertëve ka rritur borxhet e këtyre institucioneve.

“Falimentimi i kompanive të ujësjellësve, një barrë e rëndë se shumica janë më kredi nga institucione financiare ndërkombëtare ku garant ka dalë shteti shqiptar. Kur falimentojnë humbjet rritet, borxhi rritet dhe kjo përkthehet në një taksë më të lartë. Mendoj se ka ardhur koha për përgjegjshmëri më të madhe. Kur zgjidhen menaxherët duhet jo vetëm të preferuarit, por dhe një lloj konkursi. Merret në administrim nga një kompani, ajo e administron dhe merret me procesin. E dyta në bordet e kompanive, duhet të jenë studiues shqiptarë. Nëse i bëjmë veç me zv.ministra dhe këshilltarë, patjetër që misioni bie dhe përkeqësohet. E treta duhet një raportim vjetor në parlament. Në buxhetin faktik duhet të ketë një pjesë për ecurinë dhe risqet që kanë kompanitë publike”, deklaroi ish-ministri i Financave Arben Malaj.