MENU
klinika

Chelsea ofertë për sulmuesin

Sylvinho merr lajmin e mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje!

08.08.2023 - 15:35

Armando Broja është rikthyer në stërvitje normale me Chelsea, kjo pas dëmtimit në fundin e sezonit të shkuar që e ka mbajtur jashtë për disa muaj sulmuesin e Kombëtares kuqezi. Tanimë edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho duhet të jetë më i qetë duke parë se Broja po rigjen formën fizike për ndeshjet e shtatorit dhe është ndër elementët që trajneri Pochettino ka në konsideratë.

Me rikthmin në grup, ofertat për Brojën nuk kanë të ndalur. “The Guardian” në ishull njofton se West Ham në Premier League e kërkon me çdo kusht sulmuesin shqiptar, duke qenë se “Çekanët” larguan së fundmi Scamaccan drej Atalantës në Serie A.

Chelsea e ka blinduar repartin e avancuar me Nkunku dhe Jeckson, ndërkohë që Pochettino është në kërkim të një tjetër sulmuesi, çka i bën të vogla hapësirat për Brojën. Me kontratë deri në 2028, Blutë kanë besim te Broja, por për një ofertë që mund të jetë deri në 25-30 milionë euro do privoheshin nga talenti që ka dalë nga akademia e tyre.

Me West Ham-in në prag dhe me Brojën që kërkon më shumë minuta për të luajtur, e ardhmja e sulmuesit është në dorën e Chelsea.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës