MENU
klinika

Ndodhi në Hong Kong

Hodhi 25 mijë dollarë nga ballkoni, “e gjen belaja”!

18.12.2018 - 07:37

Banorët në një lagje të Hong Kongut pak ditë më parë u bënë protagonistë të një ngjarje aspak të zakontë. Një person hodhi nga ballkoni i apartamentit të tij kartmonedha me vlerë 25 mijë dollarë.

Kalimtarët u nisën të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga ndërtesa e lartë. Autori i kësaj ngjarje ishte Uong Çing-kit, 24 vjeç, dhe njihet si “Mjeshtër Monedhash Virtuale”, pasi ka një kompani që reklamon monedhat digjitale, si Bitkoin.

Por ngjarja nuk u mbyll vetëm me argëtimin e tij, pasi tashmë atij i duhet të përballet me ligjin. Policia e vuri në pranga për prishje të rendit publik.