Sot presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një mesazh të fortë për gjithë ata që duhet të punojnë për vendin, që nga arsimimi tek politikat që duhet të mundësojnë një të ardhme të sigurt e të qëndrueshme në vend.
Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Meta sjelll mesazhin e Papa Françeskut.
Postimi i Metës
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë e të qëndrueshme në Shqipëri.