MENU
klinika

Leao përplaset dhunshëm me Gagliardinin

Milani fiton trofeun ‘Berlusconi’ pas penalltive

09.08.2023 - 15:48

Monza dhe Milan barazuan 1-1 në kohën e rregullt për “Trofeun Berlusconi”, me kuqezinjtë e Piolit që u treguan më të saktë dhe fituan për herë të parë këtë trofe, në nder të ish-presidentit të Milanit dhe ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ndarë nga jeta disa javë më parë në moshën 84-vjeçare.

Në “Brianteo” të Monzës, dueli nuk ishte i qetë edhe pse një trofe mes dy skuadrave që kanë pasur të njëjtin pronar. Ndeshja nisi mirë për Milanin, që kaloi në avantazh me Pulisic në të 29 minutë. Një penallti jo e saktë fillimisht nga amerikani, që me topin e kthyer e dërgoi në rrjetë.

Avantazhi i kuqezinjve zgjati vetëm tre minuta, pasi Colpani në të 32′ vendosi ekuilibrat te Monza. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në të dytën nuk munguan tensionet.

Duhej minuta e 59 e ndeshjes që Gagliardini të ndërhynte keq te Leao, me portugezin që s’i mbajti nervat dhe u kap me duar me mesfushorin e Monzës. Karton i verdhë për dyshen agresive dhe Theon, që më parë kishte pësuar një ndërhyrje të gabuar.

Fundi i 90 minutave prodhoi rezultatin 1-1, teksa nga pika e bardhë e penalltisë ishte Milani më i saktë duke ngritur “Trofeun Berlusconi”.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës