MENU
klinika

Mposht edhe kampionët e Norvegjisë

Skuadra e Ishujve Faroe shkruan historinë në Champions!

09.08.2023 - 15:50

Klaksvik fitoi 2-1 kundër Molde, në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues për Champions League. Ekipi nga Ishujt Faroe është duke mrekulluar këtë sezon, teksa pasi kaloi gjigantët ballkanas të Ferencvaros, po sheh drejt grupeve të kompeticionit më të fortë në Evropë.

Me vetëm 5 mijë banorë, 4584 nga të cilët ishin në stadium për të parë ndeshjen, Klaksvik është kthyer në një histori frymëzimi për këdo që shpreson t’ia dalë me punë dhe sakrifica.

Të gjendur në veri të Evropës, aty ku temperaturat edhe në verë nuk i kalojnë 15 gradë, lojtarët e Klaksvik janë gjysmë-amatorë dhe me gjasë mëngjesin e sotëm e kanë nisur me punë si elektricist, bankier, zjarrfikës apo banakier. Dikë mund edhe ta ketë zgjuar nga gjumi nevoja për t’u kujdesuar për kafshët e fermës, ndërsa bëhen gati për ndeshjen e kthimit në Norvegji, ku kërkojnë t’i thonë botës se ata janë aty.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës