MENU
klinika

Sulmuesi anglez drejt kalimit te…

Totenhem pranon më fund ofertën për Herri Kejn

10.08.2023 - 13:21

Totenhem është dorëzuar për Herri Kejn dhe më fund ka pranuar ofertën e Bajern Mynihut. Klubi londinez arriti të bënte rezistencë për disa javë në këtë merkato vere, duke refuzuar oferta të shumta nga kampi bavarez, por gjërat kanë ndryshuar së fundmi dhe në Londër janë bindur për largimin e tij.

Sipas asaj që raporton britanikja “The Athletic”, Totenhem do të përfitojë 100 milionë euro për shitjen e sulmuesit 30-vjeçar i cili në Angli, ka qenë ndër vite një nga golashënuesit më të mirë. Fjalën e fundit për këtë transferim, do ta thotë Herri Kejn i cili ka shprehur dëshirën që të largohet.

Kontrata e tij përfundon në verën e ardhshme dhe klubi nuk ka lejuar që të largohet me parametra zero. Kejn prej javësh ka kërkuar që të transferohet në Mynih dhe pasi palët kanë arritur dakordësinë për transferimin, vendimin për t’u larguar ose jo e ka në dorë sulmuesi.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës