MENU
klinika

Deklarata

Rama: Më keni bërë instagramist, nuk do iu paguajmë për 4-at

18.12.2018 - 11:06

Kryeministri Edi Rama nga universiteti Bujqësor deklaroi edhe njëherë se qeveria pranon 8 kërkesat e studentëve, ndërsa nënvizoi sërish faktin se duhet dialog.

Teksa qëndronte përballë pedagogëve dhe studentëve, Rama tha se të gjitha këto pika do të diskutohen dhe për to do të adresohet zgjidhja. Mes të tjerash ai pohoi se studentët e kishin detyruar atë që të përdorte metoda të ndryshme për t’ju kthyer atyre përgjigje në Instagram.

Çdo doktorant duhet të udhëhiqet nga një profesor. Standardi më normal është 1 profesor me 3-4 doktorant. Kemi më shumë doktorant për km/katrorë. Duhet të verifikojmë titujt se ka dhe me kopje. Problemi jonë është sesa i përdorim me efikasitet paratë tona. Sa i përket praktikave. Se di kush ia ka shkruar 8 pikat. Për mua janë të rëndësishme se na sollën këtu. Ato do të plotësohen 1 për 1. Angazhimi i qeverisë është që ato do të adresohen.

Ne do dalim me një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njësoj. Dhe një pjesë për secilin universitet. Duke u nisur nga ça dëgjojmë këtu se s’do i shpikim. Si ti plotësojmë në distancë? Në Instagram? Po ua kam thënë në Instagram. Qeveria e pranon sfidën për të plotësuar ato pika. Kur qeveria thotë ‘eja ti plotësojmë’, dhe studentët thonë ‘jo nuk vimë!’ Më shkruante dje një zonjë; ‘ore ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogoj me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon’. Mua të shkretin më keni bërë instagramist, duke dialoguar me shenja”, tha Rama.

Rama bëri një sqarim për studentët për njërën prej pikave që ata kërkojnë, përgjysmimi i tarifës.

“Pika parë thotë përgjysmim tarifash? Ok. Tarifat janë pjesë e kostos, por ta dini asnjë student nuk paguan më shumë se 50% të tarifës. Tani i bie të paguani 25%.

Po si do i themi biznesmenëve e familjarëve që nga tarifat tuaja do paguajmë për ata që marrin katra në universitet. Atyre që janë me 9 ose 10, i themi, ne do ju paguajmë 100% tarifën shteti. Kush merr 8-9 pse 50%, do e paguajmë më shumë.

Kush vjen nga familje në nevojë, t’ja paguajmë 100%. Po mfal ti vjen në universitet, merr paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, më shumë ka në kafe se në auditor, do që të të paguajë shoqëria ty që ti të marrësh 4-5 dhe në fund fare të dalësh si gjithë të tjerët, madje të jesh dhe doktor shkencash,” tha Rama.