MENU
klinika

Këshilli i Lartë i Shtetit

Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e Tushes

18.12.2018 - 11:16

Pas rrëzimit të dekretit të presidentit Meta për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë në këto momente po diskutohet edhe propozimi i presidentit Meta për gjyqtaren Vitore Tusha në krye të Këshillin e Lartë të Shtetit.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është shprehur se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.

Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në auditimet financiare. Vitore Tusha është e angazhuar në organet e reja të drejtësisë”, ka thënë deputeti socialist.

Si pasojë, kandidatura e anëtares së Gjykatës Kushtetuese u rrëzua sot nga Komisioni i Ekonomisë.
Tusha ishte përzgjedhur si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi i Metës u mor pas shqyrtimit të 34 kandidatëve, që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se pas një procesi transparent dhe objektiv, u arrit në konkluzionin se Tusha plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore, për të qenë kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni kushtetues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN