Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Bëhet me dije se një 21-vjeçar është mbytur në kanalin e Pojanit, i cili ka qenë duke peshkuar me shokët.
I riu hamit Senka ka rënë aksidentalisht në kanal dhe fatkeqësisht nuk ka mundur që të dalë më. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ambulanca, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit.
Fier/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.