MENU
klinika

Goditje për “demat”

Ylli i sulmit mbetet jashtë për Romën dhe sfidën e kthimit

11.08.2023 - 15:14

Pavarësisht se Partizani ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në “play off” të Ligës së Konferencës, është për t’u luajtur edhe ndeshja e dytë ndaj Valmierës, ku do të kërkohet me patjetër një fitore tjetër për të mos vënë asgjë në diskutim.

Por Zekiç me shumë mundësi do të duhet të bëjë pa një prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen e kthimit. Në çastet e fundit të pjesës së parë, Kristian Mba mbeti i shtrirë në fushë për shkak të një problemi muskulor. Megjithëse kishte mbetur edhe pak nga fundi i këtij fraksioni, Mba nuk arriti të qëndrojë në fushë.

Gazeta mëson se në pamje të parë problemi është dukur serioz dhe Mba pritet të mos luajë në ndeshjen e kthimit, si dhe ndaj Romës të shtunën. Pas vizitave të sotme pritet të mësohen më shumë specifika rreth dëmtimit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës