MENU
klinika

Janë kërkuar persona të dëshmojnë kundër

Mbrojtja e Thaçit: S’ka lidhje me trafikimin e organeve!

14.08.2023 - 14:39

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë seancës së parë pas pushimeve, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues që të jap një njoftim lidhur me çështjen e trafikimit të organeve, duke deklaruar se hetimet për këtë kanë përfunduar dhe të akuzuarit nuk kanë lidhje.

“Nëse hetimi që ka të bëjë me trafikimin e organeve ka përfunduar, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë gjë, pra që nuk ka asgjë nga akuzat e ngritura kundër të akuzuarve të cilat i lidhin të akuzuarit me trafikimin e organeve. Nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë këtë trup gjykues, por pavarësisht qëllimeve të tyre, ata në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të përpiqen që të thonë që zotërinjtë të cilët janë të akuzuar në këtë çështje gjyqësore janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve, gjë e cila pa diskutim që nuk është e vërtetë. Ju parashtroj zotëri gjykatës që do ishte mirë që ju të jepni një njoftim, dhe të thoni që ky hetim ka përfunduar dhe kjo çështje nuk ka të bëjë fare me trafikimin e organeve”, ka thënë Kehoe.

Më tej, Kehoe ka prekur gjithashtu një tjetër çështje shqetësuese. Avokati ka përmendur deklaratat që një shqiptar nga Gjermania ka dhënë për median në Kosovë, duke thënë se të njëjtit i ishte kërkuar që të gjejë katër dëshmitarë katolik për të dëshmuar kundër Thaçit.

“E kuptoj që ZPS-ja ka përdorur ndërmjetës në Kosovë për të gjetur dëshmitarë, megjithatë kjo është ndërhyrje në procesin e drejtësisë nëse ka pjesëmarrje që inkurajon dikë që të gjejë katër dëshmitarë katolikë dhe të vinë të dëshmojnë kundër klientit tim, presidentit Hashim Thaçi. Dua ta ngre këtë dhe të ua bëjë këtë me dije të nderuar gjykatës dhe besoj që është e drejtë të them që kjo ndërhyrje me çështje të drejtësisë, dhe për të qenë i sinqertë nuk kam asnjë vend tjetër kur të drejtoj këtë shqetësim, përveç trupi gjykues”, ka thënë ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin