MENU
klinika

“Po tenton konflikt…”

Spahiu: Kurti po kërkon pushtet në Shkup, pasi dështoi në Tiranë

14.08.2023 - 19:21

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti po kërkon pushtet në Shkup.

Ai e komentoi vizitën e Kurtit në Maqedoninë e veriut si një tentativë për të pasur një pushtet të cilin dështoi ta merrte në Shqipëri.

Sipas Spahiut, Kurti po tenton të lidhë aleancë me opozitën në Maqedoninë e Veriut.

“Ai pasi tentoi të rrëzojë qeverinë e Tiranës po tenton të rrëzojë qeverinë e Shkupit. Albin Kurti hyri në zgjedhje në Tiranë, ai doli me 300 vota në zgjedhjet e 2021, pra kërkoi hapur pushtet në Shqipëri, duke parë se dështoi dhe nuk pati mbështetje me vota në Shqipëri, po ten ton të krijojë një konflikt politik duke bërë një aleancë me opozitën në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca që ai mund të ketë me Sali Berishën apo me faktorin opozitar në Maqedoni nuk janë të ndaluara me ligj, por do ishin të mirëpritura nëse do kishin aleancë me të gjithë partitë.

Një parti e ashtuquajtur patriotike, siç është Vetëvendosje, duhet të ketë në thelbin e saj aleancë gjithë shqiptarë, shqiptarizmi mbi interesat partiake, të mos bësh dallim, socialist apo demokrat, në qeveri apo në opozitë”,-tha juristi Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në ditën e protestës greke në Himarë"

Kreshnik Spahiu: Meloni vjen jo rastësisht në jug


"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!