Arrestohet pas disa orësh 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri i cili plagosi me armë zjarri policin Redin Caushi.
Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga autorin i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.
Ngjarja ndodhi reth orës 23:00. Burime zyrtare bënë me dije se disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, por ka marrë goditje me thikë.
Vazhdon të mbetet në situatë kritike, efektivi 28-vjeçar i Policisë së Vlorës, shtruar që mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.