MENU
klinika

Argjentinasi gol nga 32 metra

Messi ‘pushton’ Amerikën, Inter Miami kap finalen historike!

16.08.2023 - 16:26

Leo Messi “pushton” Amerikën dhe bën histori me ekipin e tij të ri Inter Miami. Falë fitores 4-1 ndaj Philadelphia Union skuadra e yllit argjentinas Inter Miami arrin për herë të parë në historinë e saj një finale, atë të Leagues Cup dhe siguron vendin në Kupën e Kampioneve të zonës së Konkakaf për vitin 2024.

Edhe në këtë ndeshje të fituar pastër kampioni i Botës ishte sërish protagonist duke shënuar njërin prej golave dhe në total numëron 9 gola në vetëm 6 ndeshje me ekipin amerikan.

Por ai i shënuar ndaj Philadelphia Union ishte i veçantë për Messin pasi u shënua nga një distancë e largët 32 metra gjë që ish-futbollisti i Barçës nuk e kishte bërë më pare.

Në finalen e Leagues Cup Inter Miami i Messit do të përballet me Nashville.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës