MENU
klinika

I njohur për shpërthimin e zgjebes dhe vdekjet

Brenda burgut famëkeq ku do qëndrojë Trump

16.08.2023 - 18:27

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka afat deri të premten e ardhshme për t’u dorëzuar në një qendër paraburgimi në Atlanta, pasi u padit të hënën me akuzën për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia.

Trump-it dhe 18 bashkë të pandehurve të tjerë u është komunikuar se kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar te autoritetet, ose përndryshe për ta do të lëshohen urdhër-arreste.

Ish-presidenti duhet të vetëdorëzohet në burgun e kontesë Fulton, që ndodhet në Rice Street të Atlantas, një objekt i ndërtuar në 1985, i cili është planifikuar të shkatërrohet për shkak se është i mbipopulluar dhe nuk ka kushtet higjenike bazë.

Në paraburgimin e tjembushur herë pas here kanë ndodhur shpërthime të zgjebes, COVID-19 dhe disa të burgosur janë gjetur të vdekur në qelitë e tyre.

Sherifi i Qarkut Fulton, Pat Labat tha se zyrtarët do të ndjekin praktika normale si për të gjithë të dënuarit e tjerë, kur Trump të dorëzohet. Procedura shpjegoi ai, zakonisht përfshin marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, vendosjen e prangave dhe realizimin e një fotoje.

Aktakuza e Xhorxhias është e katërta në radhë për ish-presidentin, i cili ende nuk e ka njoftuar publikun nëse do të dorëzohet me vullnet të tilë, apo do të presë lëshimin e një urdhër-arresti për të.

Sakaq, pamjet nga brenda qendrës së paraburgimit tregojnë kushtet e tmerrshme ku të arrestuarit qëndrojnë, pajisje të prishura, salla të ntorua dhe plehra në të gjithë zonën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshillat që Trump nuk ka ndjekur kurrë

“Flisni butë e mbani një shkop në dorë!”


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!