MENU
klinika

Zbardhet “urdhri” i fundit i Bashkimit Europian

Organizimi i zgjedhjeve në veri, Brukseli i prerë me Kosovën dhe Serbinë

18.08.2023 - 12:16

Zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës duhet të organizohen sa më shpejt dhe me pjesëmarrjen e plotë të serbëve të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve urgjente për qetësimin e tensionit mes dy palëve. Ky është urdhri i fundit nga Brukseli, siç transmeton N1.

“Kur do të ndodhë varet nga aftësia e të dyja palëve për të përmbushur kërkesat, pra kriteret që u janë vendosur”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai thotë se “urgjenca duhet të njihet në terren, nga qytetarët dhe politikanët”. “Gjithçka që bëhet në kuadër të dialogut nuk është për të kënaqur Brukselin apo shtetet anëtare të BE-së apo bashkësinë ndërkombëtare, por për të përmirësuar jetën në Kosovë dhe Serbi, që lidhet me përparimin e mëtejshëm të dy palëve në rrugën drejt BE-së”, tha ai.

Natyrisht, siç thotë ai, ka një ndjenjë urgjence, ka ekzistuar edhe para përshkallëzimit të fundit dhe është përcjellë te partnerët. “Prandaj, institucionet e BE-së, 27-të evropianë dhe partnerët e tjerë, mbi të gjitha SHBA-ja, kanë ndjenjën e urgjencës për të përfunduar hapat e nevojshëm drejt qetësimit të tensioneve dhe kthimit në dialog.

Dhe jo për shkak të zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm, por që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të përfitojnë prej saj, në mënyrë që të dyja palët të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe kështu të vazhdojnë.

Të dyja palët duhet t’i kthehen dialogut normal dhe të vazhdojnë të punojnë në axhendën e BE-së. Sepse nëse nuk ka përparim në dialog, nuk ka përparim as në integrimin në BE”, tha Stano. Stano tha se për BE-në është shumë e rëndësishme që procesi i dialogut mes dy vendeve të rinisë, në mënyrë që palët të mund të trajtojnë çështje të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri

“Moska dha miliona edhe për Shqipërinë”

‘Pobjeda’ e Malit të Zi: Sali Berisha, pikë kontakti e Rusisë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin