MENU
klinika

Arrestohen 2 zyrtarë

Skandali i grurit dhe vajit, policia ‘zbarkon’ në MINT

18.08.2023 - 12:18

Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e së premtes bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes. Në pranga kanë rënë dy zyrtarë, punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore. Mësohet se policia ka kryer kontrolle edhe në restorantin “Bukë e Zemër”, që është pronë e Ridvan Muharremit, për të cilin është raportuar në media se është “njeri i afërt i kryeministrit Albin Kurti”.

Disa ditë më parë, Prokuroria Speciale nisi hetimet për mungesën e rezervave të grurit dhe vajit. Sipas medias Nacionale, një grup prokurorësh është angazhuar për të hetuar pagesat që ka kryer qeveria për t’u furnizuar me këto dy produkte bazike, furnizime këto që nuk arritën kurrë të rezervat e shtetit.

Hetimet lidhen me përgjimet që u publikuan disa ditë më parë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë raportohet se ka paguar 10 milionë euro për blerjen e grurit dhe vajit dhe produkteve tjera që e parasheh ligji. Mirëpo afër 300 mijë litra vaj ende nuk kanë ardhur nga kompania polake.

Po ashtu hetimet lidhen edhe me keqpërdorimin e parave për furnizimin me grurë. Konkretisht akuzat lidhen me kryerjen e një pagese të konsiderueshme për 9 ton grurë që do të blihej për rezervat shtetërore, sasi gruri kjo që nuk arriti kurrë në territorin kosovar.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin