MENU
klinika

Perfekte në çdo stinë

Pse të gjithë janë fiksuar me këtë ngjyrë?

18.08.2023 - 12:32

Tendecat e modës funksionojnë si ora! Pastel në pranverë dhe ngjyra të thella, nuancë më “moody” në vjeshtë, por shpesh ka një ngjyrë të re që na befason në çdo stinë. I tillë është rasti i një nuance të së gjelbrës që nisi të qarkullojë në fillim të këtij viti. Një miks mes ‘kelly green’ dhe ‘chartreuse’ plot gjallëri, ngjyra në fjalë dominoi koleksionin ‘Pranverë 2023’ të Victoria Beckham.

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

VICTORIA BECKHAM, KENDALL JENNER DHE MBRETËRESHA LETIZIA E SPANJËS

Vetë Beckham e ka veshur këtë fustan, ashtu si Kendall Jenner dhe së fundmi mbretëresha Letizia e Spanjës. Pavarësisht gamës së larmishme të të famshmëve që nxitojnë të veshin fustanin me ngjyrë jeshile, kulti i një veshjeje të vetme nuk është një trend absolut i ngjyrave.

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

KYLIE JENNER

Gjatë gjithë verës, kjo jeshile e pazakontë është veshur në variacione të ndryshme nga të famshmit dhe yjet e stilit. Simone Ashley, aktorja e serialit ‘Bridgerton’ e veshi atë gjatë një eventi, ndërsa Ashley Graham e guxoi me një fustan në nuancën që po flasim.

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

EVA PADBERG, ASHLEY SIMONE DHE ASHLEY GRAHAM

Ndërkohë, Emily Ratajkowski, Tayshia Adams dhe Jasmine Tookes kishin veshur versione më të hapura të ngjyrës së gjelbër.

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

EMILY RATAJKOWSKI, TAYSHIA ADAMS DHE JASMINE TOOKES

Nga historia e modës së lartë deri tek mënyra si ta stiloni vetë ngjyrën në shtëpi, ja gjithçka që kemi mësuar për nuancën e gjelbër që të famshmit nuk ndalojnë së veshuri.

Redaktorja e modës Bella Gerard e sheh këtë nuancë të së gjelbrës, si ngjyrën më të nxehtë dhe më të çuditshme të kësaj vere, njëherësh edhe si trashëgimtare e të gjelbrës luksoze. “Më e guximshme se një jeshile Kelly, por jo aq acid sa një jeshile neoni ose lime, kjo nuancë e gjallë është e përshtatshme për një pamje verore që bie në sy”, thotë Gerard për ‘InStyle’.

Ja edhe disa nga vajzat e famshme shqiptare që kanë zgjedhur të gjelbrën:

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

DHURATA DORA

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

ERA ISTREFI

Pse të gjithë janë fiksuar keq me këtë nuancë

DUA LIPA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjaft me detergjentët e shtrenjtë!

3 metoda për rroba të bardha si bora!

Duhet ta keni patjetër këtë verë

5 kombinime perfekte për këmishën lino