Stadiumi “Air Albania” ka mbyllur dyert që pas ndeshjes miqësore Partizani-Roma dhe pritet të jetë në gjendje optimale për ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë më 10 shtator.
Partizani e luajti ndeshjen e fundit evropiane në “Elbasan Arena” dhe aty pritet të luajë edhe në ndeshjen me Astanën në play-off. Ndërsa ndeshjet e kampionati do t’i luajë në “Arenën e Demave”. Por ndërkohë, lind pyetja: Ku do të luajë Tirana? Kjo pasi kampionati nis javën tjetër.
Plani i Tiranës është i qartë këtë sezon. Një pjesë të mirë të ndeshjeve mund t’i luajë në “Selman Stërmasi”. Duke parë gjendjen e mirë të fushës dhe mbylljen e “Air Albania”-s, Tirana mendon që shumë sfida t’i luajë në stadiumin e vet.
Fusha është në proceset e saj përfundimtare të rikuperimit dhe skuadra e ka testuar edhe në ndeshjen me Vllazninë. Ekipi bardheblu do të luajë me shumë mundësi takimet e vogla në stadiumin e vet, për t’u spostuar për sfidat e mëdha në “Air Albania”