MENU
klinika

Zbret në fushë me PSG-në pa rinovuar kontratën

Mbappe heq dorë nga 150 milionë euro bonuse

18.08.2023 - 14:39

PSG dhe Mbappé kanë gjetur një pakt rrethanash për të mos lejuar që kriza t’ua dëmtojë projektin sportiv parizienëve. Prioriteti i lojtarit vazhdon të jetë mos rinovimi, por mund të gjejë një formulë që PSG të përfitojë financiarisht, pa e detyruar vazhdimësinë e tij.

Negocimi tani fokusohet në dorëheqjen e lojtarit për një pjesë të bonuseve që ai duhet të marrë. Pas shumë bisedave dhe pa një kandidat të vërtetë për ta blerë lojtarin, u ra dakord që të rikthehej me ekipin në stërvitje për ta diskutuar të ardhmen e tij përpara 31 gushtit.

PSG do të mbetej pa para transferimi, por lojtari është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e bonuseve që merr, të cilat do të arrinin në gati 150 milionë euro. Real Madrid është shumë i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh, por ka besim se do ta ketë lojtarin sezonin e ardhshëm.

Te “Los Blancos” nuk e morën në konsideratë mundësinë e nënshkrimit të tij këtë verë për 200 milionë euro për shkak se operacioni ishte i papërballueshëm. Atje e kanë të qartë se tani lojtari do të qëndrojë i vendosur dhe do të mbërrijë falas në vitin 2024. Sezonin e ri do të luajë në Paris, duke hequr dorë nga bonuset e majme. Ideja është që të gjithë të fitojnë.