Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar arrestimet në MINT ditën e sotme të zyrtarëve Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, pasi dyshohet se kanë keqpërdoruar rezervat shtetërore.
Përmes një deklarate në profilin e tij në Facebook, ai thotë kur ka ardhur në pushtet, rezervat shtetërore të Kosovës kanë qenë 300 mijë euro, e sipas tij ka sjellë progres ekonomik duke i rritur në 25 milionë euro për dy vite.
Kurti shprehet se në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes në Kosovë nuk ka kurrfarë korrupsini e keqpërdorimi. Përsa i përket ministres Rozeta Hajdari, kreu i qeverisë kosovare thotë se ka besim të plotë tek ajo dhe në punën që bën.
Marrë nga © facebook.com/albini2017