19.08.2023 - 10:27
Ndonëse jemi në javët e fundit të muajit gusht, duket se turistët nuk po ‘largohen’ dot nga jugu i Shqipërisë. Qytetarë të shumtë, pushues e turistë të huaj që zgjodhën Vlorën këtë vit për të kaluar pushimet kanë mbushur plot portin e Vlorës.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, është krijuar një radhë kilometrike nga fluksi i turistëve. Vetëm ditën e sotme kanë mbërritur rreth 320 makina me 1400 pasagjer nga Brindisi.
Report Tv kreu edhe një vëzhgim në Portin e Durrësit me një fluks të ‘çmendur’ turistësh. Vetëm gjatë muajit korrik, mbërritën 123 mijë turistë.