MENU
klinika

Skuadrat marrin 3 pikët e para të sezonit

‘Vrasës’ para portës, ‘yjet’ e Napolit dhe Interit shkëlqejnë në debutim!

20.08.2023 - 11:31

Lautaro Martinez dhe Osimhen kanë qenë spektakolar në ndeshjet e parë të Interit dhe Napolit në Seria A. Sulmuesit të cilët sezonin e kaluar rivalizuan deri në fund për ‘këpucën e artë’, këtë herë sezonin e ri e kanë nisur me ‘dopietë’. Megjithatë më me shumë rëndësi është fakti se si kampionët në fuqi të Napolit, por ashtu edhe Interi që janë favoritë për fitimin e ‘scudetto-s’, morën 3 pikët.

Sezon i ri avaz i vjetër për Lautaro Martinez. ‘Ylli’ i Interit ka shënuar të dy golat në ndeshjen e parë të Seria A për zikaltërit, që u fitua 2-0 në ‘Meazza’ nga zikaltërit kundër Monza-s.

‘Demit’ iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të gjetur rrjetën e parë të sezonit pas asisit të Dumfires, ndërsa për të dyfishuar dhe vulosur shifrat përfundimtare të lojës mendoi në minutën e 76 pas asisit të Arnautovic. Në këtë ndeshje të parë për Interin shkëlqyen blerjet e verës si Fratessi, Augusto, Cuadrado dhe Thuram pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

Të njëjtën gjë si Lautaro Martinez i Interit bëri edhe Osimhen te Napoli. Kampionët e Seria A e nisën edicionin e ri në disavantazh kundër Frossinone-s, por në fund fituan 1-3. Politano barazoi përkohësisht, ndërsa në vijim Osimhen realizoi dy herë për 3 pikët e para të sezonit.