MENU
klinika

Sarri ka dilema për kapitenin e Kombëtares

Hysaj humbet debutimin në sezonin e ri

20.08.2023 - 11:42

Elseid Hysaj nuk do ta nisë titullar sezonin e ri dhe diçka të tillë e bëjnë fakt mediat italiane. Kapiteni i Kombëtares nuk ka kaluar një moment të mirë në javët e fundit e shkak për këtë është bërë një dëmtim në tendinën e Akilit që e ka shqetësuar jo pak.

Për disa ditë me radhë, Hysaj ka munguar në stërvitje dhe vetëm në ditët e fundit nisi përgatitjet individualisht. Tashmë, ai do të jetë i gatshëm për Sarrin por fakti që Hysaj ka munguar në shumë seanca stërvitore, ka futur në dilema trajnerin, i cili në debutimin ndaj Leçes, do ta lërë në stol

Në vendin e tij mund të luajë Lazari dhe me shumë mundësi, Hysaj mund të ketë disa minuta në pjesën e dytë në mënyrë që të hyjë në ritëm për javën e ardhshme. Pavarësisht se sot do të jetë në stol, mediat italiane raportojnë se Sarri i ka bërë llogaritë e sezonit me Hysajn në formacion, por dëmtimi e ka penalizuar.