MENU
klinika

Flet për marrëdhënien me presidentin

“Nuk më intereson nëse nuk më doni”, Murinjo dhuron spektakël

20.08.2023 - 11:45

Zhoze Murinjo ka arritur të “rrëmbejë” skenën edhe një herë tjetër në konferenca shtypi. Para ndeshjes me Salternitanën, trajneri ka folur para mediave megjithëse do të jetë në tribunë për shkak të dënimit që ka marrë në fund të sezonit të shkuar.

Portugezi u ndal te largimi i Matiç, te marrëdhënia e tij me presidentin dhe te arbitrat, me të cilët nuk ka kujtime shumë të bukura pasi sezonin e fundit ishte shpesh herë pre e dënimeve për shkak të sjelljes me gjyqtarët.

“Nisja e një gare me pezullime për grumbullimin e kartonëve të verdhë nga sezoni i kaluar është jashtë mode. Në rast të kartonit të kuq, e pranoj, por pezullim i lojtarëve në ndeshjen e parë është jashtë modës.

Presidenti? Unë nuk mendoj se ai do të ishte i lumtur nëse do të flisja për marrëdhënien time me të, pasi unë jam një person shumë privat që nuk më pëlqen t’i ndez dritat. Unë jam punonjës i tij, kështu që nuk e komentoj marrëdhënien time me pronarin, nuk dua ta mërzis.

Arbitrat? Roma është një gjë, unë jam tjetër. Për mua është e thjeshtë: nuk e di nëse është problem politik apo jo, më intereson vetëm fusha. Ndeshja, arbitri, gjyqtari i katërt dhe pankina tjetër. Kjo gjë është e njëjtë për të gjithë. Duhet ndershmëri. Nëse dikush thotë “nuk më pëlqen Murinjo”, për mua nuk ka rëndësi.