Në ndërtesën e një prej shtëpive kryesore mediatike ruse, Rusia Sevodnja, dhe disa të tjera në qendër të Moskës janë shfaqur mesazhe me flamujt e Serbisë dhe Rusisë.
Në flamuj është mbishkrimi “Rusët dhe serbët vëllezër përgjithmonë”, si dhe grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.
Përveç Moskës, këto mesazhe u shfaqën edhe në Shën Petersburg, Jekaterinburg dhe tre qytete të tjera. Aksione të ngjashme u kryen edhe në fillim të vitit, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur në Moskë u organizua një protestë para Ambasadës së Serbisë.
Në atë kohë, protestuesit mbanin pankarta ku thuhej “NATO është vrasësi i botës sllave”, “Kosova është Serbi” dhe “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”.