MENU
klinika

Çfarë i ka kërkuar?

Vuçiç takim “kokë më kokë’”me Erdogan

20.08.2023 - 20:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me homologun e tij të Turqisë, Recep Taip Erdogan ku dhe kanë bërë publike foton pas diskutimeve.

Vuçiç në ‘Facebook’ shkruan se me Ergogan kanë biseduar në lidhje me marrëdhënien mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshe.

Sakaq thekson se në fokus të bisedës kanë qenë edhe stabiliteti dhe paqja në rajon.

Postimi i plotë:

Gjithmonë një bisedë e rëndësishme dhe e hapur me Recep Tayyip Erdoğan rreth çështjeve aktuale bilaterale dhe rajonale. Për ne është e rëndësishme të ruajmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë, dhe ky takim ishte një hap tjetër drejt forcimit të bashkëpunimit tashmë të mirë serbo-turk në të gjitha fushat me interes reciprok.

Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një ndër faktorët ndërkombëtar më me ndikim në këtë pjesë të botës.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin