MENU
klinika

“Do të rrëzojmë barrierat mes rajoneve!”

Von der Leyen në Athinë, takohet me Albin Kurtin

21.08.2023 - 19:36

Mbrëmjen e sotme në Greqi do të shtrohet tryeza e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor si dhe me ata të BE-së.

Pjesë e këtij takimi është edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila tashmë po qëndron në Athinë me ftesë të kryeministrit grek. Përmes një postimi në “Twitter”, Von der Leyen, shkruan se sa e rëndësishme është afrimi i shteteve të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, gjë e cila duhet të ndodhë sa më shpejt.

Gjithashtu ajo ka theksuar se do të vazhdojnë të rrëzojnë barrierat midis rajonet.

Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan Von der Leyen.

Ndërkohë, në një tjetër postim, presidentja e Komisionit Europian ka zbuluar se në Athinë ka takuar dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili gjithashtu është ftuar nga kryeministri grek.

Ajo ka zbardhur këtë takim ku ka bërë me dije se kanë diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës si dhe për zbatimin e marrëveshjes lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kam diskutuar me kryeministrin @albinkurti nevoja për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, shkruan presidentja e KE-së, në post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga i ftuari “surprizë”, tek takimi “kokë më kokë”

Detaje nga mbledhja për Ballkanin Perëndimor në Athinë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin