MENU
klinika

Kërkojnë përkrahjen e BE-së për rajonin

Udhëheqësit e Ballkanit mbështesin Ukrainën

22.08.2023 - 08:32

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ata u mblodhën të hënën mbrëma në një darkë joformale në Athinë, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Selanik.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, udhëheqësit e rajonit shkëmbyen mendime për ecurinë e mëtejshme të integrimit evropian. Ata theksuan se Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për BE-në dhe se anëtarësimi i vendeve të tij në bllok do t’i kontribuonte stabilitetit dhe prosperitetit jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës në tërësi.

Sipas tyre, integrimi më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në BE kërkon mbështetje të fortë politike si asnjëherë më parë.

“Duke vlerësuar vlerat e BE-së të bazuara në demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në të ardhmen evropiane. Siç thuhet në Deklaratën e Selanikut të dy dekadave më parë: ‘Evropa do të jetë vërtet e bashkuar vetëm kur të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë përbërëse e saj”, thuhet në njoftim dhe shtohet se në fund të darkës joformale, liderët ranë dakord për një deklaratë të përbashkët.

Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Të pranishëm ishin edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së nga rajoni – Andrej Pllenkoviq i Kroacisë, Ion-Marcel Ciolacu i Rumanisë dhe Nikolai Denkov i Bullgarisë, si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja moldave, Maia Sandu. /REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga i ftuari “surprizë”, tek takimi “kokë më kokë”

Detaje nga mbledhja për Ballkanin Perëndimor në Athinë


"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme