Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedën që pati në Athinë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Vuçiç u shpreh se autoritetet greki kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e tyre zyrtar për mosnjohjen e Kosovës.
“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë.
Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.