23.08.2023 - 15:43
Seria A italiane është kthyer në kampionatin e preferuar jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për futbollistët. Plot 13 lojtarë kuqezi luajnë në kampionatin italian, aty ku në fakt plotësohet një formacion i plotë dhe 2 lojtarë të tjerë në stol.
Në total, vlera e lojtarëve që luajnë në Itali arrin në 50.1 milionë euro, ku kryeson Kristjan Asllani. Vlera e mesfushorit të Interit arrin në 12 milionë euro sipas “transfermarkt”.
Gjimshiti është një tjetër lojtar i vlerësuar, ku kartoni i tij arrin në 10 milionë euro, ndërkohë që vlera e Kumbullës është 8 milionë euro.