MENU
klinika

Gara për hapësirën

India bën historinë, ul anijen e saj të parë kozmike në Hënë

23.08.2023 - 17:11

India ka bërë histori këtë të mërkurë pasi ka ulur anijen e saj kozmike në Hënë, duke u bërë shteti i katër në botë që arrin një sukses të tillë. Ulja e “Chandrayann-3” në hënë mund të konfirmojë statusin e Indisë si një superfuqi globale në hapësirë.

Më parë, vetëm Shtetet e Bashkuara, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë përfunduar uljet e buta në sipërfaqen hënore. Vendi i uljes i “Chandrayaan-3” është gjithashtu më afër polit jugor të hënës sesa çdo anije tjetër kozmike në histori.

Rajoni i polit jugor konsiderohet një zonë me interes kyç shkencor dhe strategjik për kombet që fluturojnë në hapësirë, pasi shkencëtarët besojnë se ky rajon është shtëpia e  depozitave të akullit. Uji, i ngrirë në kratere mund të shndërrohet në karburant raketash apo edhe ujë të pijshëm për misionet e ardhshme nw anijet me ekuipazh.

Përpjekja e Indisë për të ulur anijen e saj kozmike pranë polit jugor hënor vjen vetëm disa ditë pas përpjekjes së dështuar të një kombi tjetër për të bërë të njëjtën gjë. Anija kozmike ruse Luna 25 u rrëzua në Hënë më 19 gusht pasi motorët e saj u ndezën gabimisht, duke i dhënë fund përpjekjes së parë të vendit për uljen në Hënë në 47 vjet.