Bashkëshortja e futbollistit të njohur Lionel Messit, Antonela Roçuzzo dhe gruaja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez anjëherë nuk janë parë së bashku në publik, por sipas Marca në rrjetet sociale vajzat ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra tjetrën.
Së fundmi Rodriguez ka komentuar dhe pëlqyer postimet që Roçuzzo ka bërë, ndërsa edhe kjo e fundit ia ka kthyer.
“E mrekullueshme”, ka komentuar Rodriguez në fotot e partneres së Messit.
Përsa i përket rivalitetit të Ronaldos dhe Messit, ata nuk kanë gjë tjetër veçse respekt për njëri-tjetrin.
“Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ne kemi ndarë skenën 16 vjet. Imagjinoni 16 vjet. Pra, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të.”– tha Ronaldo për MARCA .
35- vjeçarja është e martuar me Messin dhe kanë tre fëmijë së bashku, Thiago , Mateo dhe Ciro .
Nga ana tjetër, Georgina dhe Cristiano nuk janë martuar ende, por kanë sjellë në jetë dy fëmijë së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda .
Megjithatë të dyja vajzat nuk janë vetëm partneret e dy futbollistëve të njohur. Në rastin e Antonelës, ajo është gjithashtu një modele dhe influencuese e njohur me më shumë se 36.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale.
Ndërkohë Georgina është një modele dhe biznesmene me 50.7 milionë ndjekës.
Roçuzzo dhe Messi kanë rreth një muaj që jetojnë në Florida, ndërsa Rodriguez dhe Ronaldo , të cilët u njohën në vitin 2016, jetojnë në Arabinë Saudite.