25.08.2023 - 15:26
Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.
Ekipi i zjarrfikësve shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.
Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm dhe kishin konsumuar ujëra të ndotura.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Punëtorët shqiptarë flasin për BBC