25.08.2023 - 16:09
Këtë të premte, në Durrës, u zhvillua ceremonia e prezantimit të uniformave dhe të logos së re të Dinamos, që tashmë do të njihet si Dinamo City.
Në këtë event u prezantua trajneri i ri, Luigi Di Biago, si dhe drejtori sportiv, Haris Fakic. Dinamo, gjatë javëve të fundit është përforcuar me elementë të rinj të rëndësishëm, i që e rrisin ndjeshëm cilësinë e skuadrës.
Bekim Rexhepi, Fatjon Andoni, Veton Tusha, Blend Krasniqi, Lorenco Vila e Baton Zabërgja u prezantuan si afrimet më të fundit.