25.08.2023 - 16:10
Azerbajxhani, pavarësisht fillimit të komplikuar në fazën e grupeve, ende mund të ëndërrojë kualifikimin në Euro 2024. Për këtë është i bindur trajneri i tyre Gianni De Biasi, ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë.
“Ne vazhdojmë të punojmë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Belgjikës më 9 shtator. Kam një kontratë me federatën që skadon në dhjetor, pastaj do të shoh çfarë do të bëj.
Rikthim në Itali? Sinqerisht nuk e mendoj, preferoj të qëndroj jashtë vendit dhe ndoshta të vazhdoj të punoj me një ekip kombëtar. Megjithatë, është herët për të vendosur”, është shprehur De Biasi.