“Ne të gjithë do të shkojmë në ferr” dëgjohet duke thënë Yevgeny Prigozhin në një video të regjistruar vetëm pak përpara se ai të shpallej i vdekur nga rrëzimi i një avioni dy ditë më parë, pranë Moskës.
Pamjet janë shpërndarë në një kanal në Telegram të lidhur me grupin mercenar Wanger.
Në video 62-vjeçari, komandant i ushtrisë Wagner ngre supet dhe thotë: “Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje tjetër. Kjo është e drejtë! Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por në ferr do të jemi më të mirët.”
Prigozhin mund të shihet duke qeshur në video ndërsa është ulur brenda një tende të improvizuar me ndriçim të ulët duke folur me disa njerëz. Nuk dihet ora dhe vendndodhja e videos.