MENU
klinika

Ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë “zgjon” ishullin Grek

27.08.2023 - 11:14

Një tërmet i fortë ka goditur vendin tonë fqinj mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë, magnituda e këtij tërmeti u regjistrua në 4.3 në shkalën Rihter rreth orës 06:09 këtë mëngjes. Mësohet se epiqendra e lëkundjeve ishte në veri të ishullit të Rodosit në Greqi dhe kishte një thellësi fokale prej 58 kilometrash.

Edhe pse origjina e tërmetit ka qenë shumë thellë nën sipërfaqen e tokës, në rrjetet sociale qytetarët kanë raportuar se i kanë ndjerë lëkundjet duke u zgjuar të trembur nga gjumi. Deri tani nuk raportohet për dëmë materiale apo njerëz të lënduar nga ky tërmet.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi