Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se janë shuar 15 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, ndërkohë që punohet për fikjen e 2 që janë aktive.
Në fshatin Krastë të Fushë-Krujës, situata në zjarri mbi një sipërfaqe me pisha është vënë nën kontroll. Gjithashtu, forcat e emergjencës civile po punojnë për kapsulimin e vatrave të zjarrit me përmasa të mëdha, i cili filloi pasditen e së shtunës në vendgrumbullimin e mbeturinave në Elbasan
Mësohet se 71 forca të emergjencës civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. Gjithashtu, 16 mjete zjarrëfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar operacionit duke përmirësuar situatën e krijuar nga temperaturat e larta që janë krijuar nga djegia e mbeturinave.