28.08.2023 - 10:56
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me punën nga kërkimet e puseve në Shpirag.
Ai teksa ndan një video, thotë se kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare.
“MIRËMËNGJES dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.