28.08.2023 - 17:18
Duket se merkato e Al Nasr nuk ka mbaruar, me klubion arab që vazhdon të kërkojë të përforcojë skuadrën.
Pas Ajmerik Laportes, i radhës që pritet të bashkohet me ekipin e Luis Kastros është dhe ish-mbrojtësi i Lacios, Luiz Felipe.
Braziliani duket se e pëlqen idenë për t’u bërë shok skuadre me Kristiano Ronaldon dhe Al Nasr është e gatshme t’i paguajë Real Betisit plot 20 milionë euro.
Luiz Felipe gjithashtu kujtohet dhe për episodin e famshëm kundër Interit përpara dy vitesh, i cili gjatë festës iu hodh në kurriz Korreas, me këtë të fundit që e shtyu duke krijuar një situatë tensioni mes dy ekipeve.