MENU
klinika

Elizabeth II vendosi vulën!

Letra e Mbretëreshës që i dha fund martesës së Dianës

29.08.2023 - 09:40

Martesa përrallore e Princeshë Dianës dhe princit Charles (tashmë mbreti Charles III), pas 15 vitesh përfundoi në divorc. Një dashuri e kurorëzuar në martesë në vitin 1981 dhe divorcuar zyrtarisht në 1996, edhe pse çifti i familjes mbretërore ishin ndarë 4 vite më herët se ndarja formale.

Thuhet se princeshë Diana nuk kishte dëshirë për zgjidhjen e kësaj martese, por një letër e mbërritur nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, i vendosi vulën.

E vulosur me stemën e Shtëpisë në Windsor, letra e shkruar me dorë mbërriti në duart e princeshës pas një interviste që ajo kishte dhënë për ‘Panorama’ me një gazetar të BBC. Në këtë intervistë Diana shprehu fjalinë që: “Në këtë martesë ne ishim 3”, duke ju referuar dhe Camilla-s sot gruaja e mbretit Charles III.

Kjo intervistë u ndoq nga 22.8 milionë shikues dhe shkaktoi një turp të madh për familjen mbretërore. Pasi publiku mbajti anën e princeshës së ndjerë kjo e ‘tërboi’ mbretëreshën. Ky ishte shkaku që shtyu mbretëreshën Elizabeth II të shkruante letrën.

“Jam konsultuar me Kryepeshkopin e Canterbury-t dhe me kryeministrin dhe, natyrisht, me Charles, dhe ne kemi vendosur që rruga më e mirë për ju është divorci”- shkruante në letër.

Thuhet se kjo e detyroi Dianën të pranonte se tashmë divorci ishte shumë pranë. Ditë më vonë, Buckingham Palace njoftoi zyrtarisht divorcin në një deklaratë duke thënë se: “Pas shqyrtimit të situatës aktuale, Mbretëresha … u dha atyre pikëpamjen e tyre, të mbështetur nga Duka i Edinburgut [princi i ndjerë Philip], se një divorc i hershëm është i dëshirueshëm”.

Në një marrëveshjeje, Charles dhe Diana ranë dakord të ndanin kujdestarinë e djemve të tyre, Princit William dhe Princit Harry. Thuhet se Dianës iu dha një shumë e përgjithshme prej 17 milionë £ së bashku me 350,000 £ çdo vit për të drejtuar zyrën e saj private. Ajo gjithashtu u lejua të mbante apartamentet e saj në Pallatin Kensington.

Megjithatë titulli ‘Lartësia juaj’ iu hoq dhe më pas u bë e njohur si Diana, Princesha e Uellsit.

Kjo situatë sipas shërbëtorit të saj Paul Burrell, shkaktoi një jetë të vështirë për Princeshën dhe William atëherë 14 vjeç. Ai ju drejtua mamasë së tij duke i thënë: “Mos u shqetëso mami, unë do t’jua kthej një ditë lumturinë kur të jem Mbret”.

Megjithatë, ky premtim i William për t’i kthyer nënës lumturinë u bë edhe më zemërthyes pothuajse saktësisht një vit pas divorcit. Diana vdiq pas një aksidenti me makinë në Paris më 31 gusht 1997, së bashku me shokun e saj Dodi Fayed një tragjedi që mbush plot 25 vjet.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat