MENU
klinika

Çmimi mesatar shkon në mbi 50,000 lekë

Rritje e fortë/ Qiratë u dyfishuan: Nga bregdeti në Tiranë

28.08.2023 - 20:24

Qiratë e shtëpive kanë pësuar rritje të konsiderueshme në harkun e pesë viteve ka zbuluar një analizë e Bankës së Shqipërisë.

Vrojtimi ka marrë në studim mbi 34 mijë shtëpi të listuara dhe ka vërejtur lëvizjet mesatare të çmimeve në zona të ndryshme gjeografike në vend.

Kështu pra në kryeqytet rritja nga pesë vite më parë është mesatarisht me 30%, në zonat bregdetare me 56%, ndërsa në zonat qendrore të vendit me 32%.

Duke marrë për bazë një shtëpi me 85 m2 sipërfaqe, studimi vëren se çmimi mesatar për ta marrë me qira në kryeqytet është 57 375 lekë deri në fund të 2022-it, ndërsa në bregdet rreth 40 mijë lekë dhe 38 mijë lekë në zonat qendrore të vendit.

Në pesë vite bregdeti ka pësuar rritjen më të lartë të qirave, duke ia kaluar zonave qendrore të vendit. Nga krahu tjetër hendeku i qirave në kryeqytet me bregdetin është ngushtuar, ndërsa rritet me zonat qendrore. Kështu të jetosh me qira në një qytet jo-bregdetar, larg kryeqytetit bëhet gjithnjë e më e lirë.

Sipas studimit tregu i qirasë në pasuritë e paluajtshme ka pasur luhatjet e veta, ndërsa në fundin e 2019-ës dhe gjatë pandemisë ka pasur një stanjacion të çmimeve për shkak të krizës, ndërsa në dy vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse e pandalshme me rreth 13% për vit në tiranë dhe 24% në vit për bregdetin.

Gjithashtu rritja e inflacionit dhe kostos së jetesës në vend, sipas studimit ka ngadalësuar rritjen e menjëhershme të çmimeve në kryeqytet dhe ka krijuar luhatje të shpeshta të tyre duke filluar nga tremujori i dytë i 2022-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bloomberg/ Rritja e çmimeve, nga ushqimet tek strehimi

Inflacioni po ‘zvarritet’ në disa cepa të botës

Problem strukturor/ Fushë beteje politike

Hungaria: Një komb i të pasurve dhe i të varfërve

Nga The Economist/ Rritja mund të jetë kalimtare

Zbehet frika nga inflacioni në Amerikë