MENU
klinika

Lajçak bisedon me kryeministrin e Kosovës

Kurti-Vuçiç takohen në shtator?

29.08.2023 - 12:30

Bisedimet mes Kosovës e Serbisë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve mes tyre do të risnisin në fillim të muajit të ardhshëm.

Në shtator pritet gjithashtu të ketë një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian bazuar në deklaratën e tre qershorit.

Kështu ka deklaruar dërguari i Posaçëm Miroslav Lajçak, i cili u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në samitin e Bled në Slloveni.

Deklarata e 3 qershorit e liderëve të Bashkimit Evropian ka të bëjë me kërkesat kyçe të bllokut për Kosovën dhe Serbinë për uljen e tensioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë”

Situata në Kosovë/ Çfarë po paralajmëron Vuçiç?


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin