MENU
klinika

Ja nga çfarë vuan ish-kryeministri

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në një spital në Tiranë

29.08.2023 - 17:18

Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, prej ditësh ndodhet i shtruar në një nga spitalet private në Tiranë. Newsbomb.al mëson se që prej javës së kaluar ish-kryeministri ndodhet në spitalin “Hygeia”.

Pas komplikacioneve me frymëmarrjen Nano u dërgua në spital ku dhe përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë nën kujdesin e mjekëve në reaminacion.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se tani gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga intubimi dhe niveli i oksigjenit po normalizohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN