MENU
klinika

Ç’duhet të bëni sipas mjekëve

Ajri i kondicionerit i bën keq syve!

30.08.2023 - 08:12

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, por edhe e shëndetit tonë. A e dini se ato mund të dëmtohen nga ajri i kondicionerit?

Tharja, djegia, lotët janë vetëm disa nga shqetësimet që ajri i kondicionuar i shkakton syve tanë.

-Kanalet e kondicionerit kanë baktere dhe myk

Ajri i kondicionerit dëmton sytë prej faktit se kanalet e kondicionerit përmbajnë baktere, myk dhe viruse, të cilat shkaktojnë lotim, djegie, lodhje të syve, etj.

-Kondicioneri redukton lagështinë e syve

Kondicioneri e than ajrin e ambientit. Ndaj, kanali i lotit ndikohet menjëherë nga kjo pasojë duke penguar syrin të ruajë nivelin e duhur të lagështisë. Pasojat? Kruajtje, thatësi, skuqje të syve dhe në disa raste edhe dhimbje koke.

-Sy të thatë

Ndjeni se keni sy të thatë? Mund të ndodhë nga ekspozimi i tepërt ndaj ekraneve, problemet që lidhen me infeksionet virale dhe bakteriale. Por a e dini se këto çrregullime të shikimit kanë si një nga shkaqet kryesore ajrin e kondicionuar? Ajri tepër i ftohtë për shkak të përdorimit të kondicionerëve është një nga shkaqet kryesore të tharjes së syve.

E dinit që ajri i kondicionerit i bën keq syve? Ç’duhet

Si t’i parandaloni problemet me sytë?

Mjekët thonë se është më mirë të parandalosh se të kurosh një sëmundje. Por, si ndodh në rastin e dëmtimit të syve nga ajri i kondicionerit?

-Distanca bën diferencën. Nuk mund të heqim dorë nga ajri i kondicionuar? Epo, le të qëndrojmë larg pajisjes duke shmangur ekspozimin e zonave të ndjeshme si sytë.

E dinit që ajri i kondicionerit i bën keq syve? Ç’duhet

-Shmangni vendosjen e temperaturave tepër të ulëta. Një temperaturë e ekuilibruar mes ambientit të brendshëm ku është ndezur kondicioneri dhe ambientit jashtë është gjithçka ju duhet nëse nuk doni të dëmtoni sytë.

-Pastroni kanalet dhe filtrat e kondicionerit. Përmes teknikëve profesionistë ose edhe ju vetë mund të pastroni herë pas here filtrat dhe kanalet e kondicionerit. Me disa truke të vogla, por të dobishme ju thithni ajër komplet të pastër dhe të ri!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja cila është temperatura ideale

A shpenzon kondicioneri i makinës karburant?!


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?