MENU
klinika

Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

30.08.2023 - 10:27

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, ku pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë.

Dëshmitari i nëntëmbëdhjetë,  i mbrojtur, (me shifrën W04566) ka nisur të dëshmojë dje. Dëshmia e tij është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar 18 dëshmitarë, prej tyre vetëm tre në gjykatore kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin